Gjatë emisionit të “Saturday Night Live”, Kim Kardashian i habiti të gjithë teksa mori rolin e moderatores. Ndërkaq, mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se miku i ngushtë i yllit televiziv, Jonathan Cheban ka fluturuar nga Florida posaçërisht për të, ndërsa ajo organizontë “Saturday Night Live”. Jo çdo mik do e bëntë këtë sakrificë, nuk mendoni edhe ju kështu?!
Sipas burimeve, Kim ishte shumë e emocionuar për eventin dhe prania e Jonathan e ndihmoi në gjendjen e saj emocionale. Një burim për “Daily Mail” tha se:
Kim është vërtet e emocionuar për eventin dhe dëshiron që njerëzit atje të cilëve u beson ta bëjnë të ndihet se kjo është një përvojë argëtuese dhe jo një pengesë.
Burimi gjithashtu u shpreh se Kim, ishte pak e shqetësuar se gjërat nuk do të shkonin mirë.
Ajo me të vërtetë shpreson që të mos deshtojë, por nëse e bën atë, ajo thjesht do të qeshë. Kështu që ajo dëshiron që një ekip me të ta ndihmojë të qeshë. Jonathan e bën atë të qeshë, ai lehtëson gjendjen e saj shpirtërore. Prezantimi i SNL është në listën e saj të synimeve dhe ajo po përpiqet për të, por ajo nuk do të lejojë që emocionet e saj të marrin më të mirën prej saj.

Rikujtojmë, se legjenda e basketbollit, Michael Jordan, “vlen” më shumë se sa ylli i famshëm, Kim Kardashian. Ish-lojtari i “Chicago Bulls”, ka një pasuri prej rreth 2.2 miliardë dollarësh, ndërsa Kim Kardashian një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh.