Tech

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan? Zbulojeni…

Një raport i ri bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut gëzojnë internetin mobil më të shpejtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave, shpejtësia mesatare e internetit mobil në këtë shtet arrin në 161.53 mbps, duke e lënë pas Shqipërinë dhe Kosovën.

Renditja e internetit mobil (mbps):

Maqedonia e Veriut – 161.53 mbps

Shqipëria – 104.11 mbps

Kosova – 97.43 mbps

Mali i Zi – 80.27 mbps

Serbia – 71.70 mbps

Bosnja e Hercegovina – 29.65 mbps

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për internetin fiks (në shtëpi apo zyra), Serbia ka shpejtësinë më të lartë në rajon, me 92.21 mbps, duke lënë pas Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Renditja e internetit fiks (mbps):

Serbia – 92.21 mbps

Mali i Zi – 87.64 mbps

Shqipëria – 84.64 mbps

Kosova – 82.24 mbps

Maqedonia e Veriut – 49.01 mbps

Bosnja e Hercegovina – 35.71 mbps

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me internetin më të ngadaltë, si në celular ashtu edhe në rrjetet fikse.