Aktualitet Politikë

Kuvend, PD kërkon interpelancë me Ramën!

Ndërkaq, në  Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, duke i bërë apel kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali që të ndalte seancën dhe të thërriste kreun e qeverisë.

Bardhi: Grupi i PD-së ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese në një shumë prej 110 milion eurosh për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz. Pse nuk është përfshirë në rend dite? Do të duhet të ndërprisni seancën e të thërrisni kryeministrin. Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik. Kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga Buxheti i Shtetit. Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët.

Spiropali: Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot. Do të zhvillohet në seancën e radhës.

Por, kryeparlamentarja u shpreh se për shkak të axhendës së Ramës interpelanca nuk mund të zhvillohet, duke shtuar se do të mbahet seancën e ardhshme parlamentare.

Sindikata e Minatorëve protestoi para Kuvendit të Shqipërisë lidhur me statusin e punonjësve të nëntokës ndërsa deputetët hynin për në sallën e seancës plenare.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) kërkon statusin për minatorët. Pensione dinjitoze, jo pensione elektorale, shkruhej në pankartat e protestuesve.

Në Kuvend, Partia Demokratike ka depozituar një projektligj të nënshkruar nga nëntë deputetë, me qëllimin që të rregullojë statusin e minatorit në Shqipëri duke siguruar mbrojtje të veçantë sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës për këtë grup profesional. Kjo për shkak të natyrës së rrezikshme e specifike të punës së minatorëve.

Referuar PD-së, drafti është një shtysë dhe presion për qeverinë e maxhorancën socialiste, që “të plotësojë një premtim të pambajtur”. Në projektligj, kërkon që paga e minatorëve të jetë jo më pak se dyfishi i asaj minimale në vend.