Rajoni

Kuvendi i Kosovës mblidhet për të zgjedhur qeverinë e re

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hyjnë në sallën plenare, ku ishte parashikuar që në orën 14:00 të niste seanca për zgjedhjen e re të Qeverisë së Kosovës.

Mandatari Glauk Konjufca pritet të paraqesë para deputetëve përbërjen e ekzekutivit të ri, por ende nuk dihet nëse ai do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e Qeverisë.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, para nisjes së seancës për zgjedhjen e Qeverisë, tha e gjithë kjo situatë sot është “një lojë e cila tërësisht është kalkulim elektoral dhe nuk e ka aspak shqetësimin e kërkesave dhe nevojave që ka Kosova”.

Ai tha se me seancën e parë u tentua që të “përmbysen praktikat parlamentare”.

 “Nuk ka seancë parlamentare për komisione e buxhet, e pasdite Qeveria. Rregullat janë ndryshe, fillimisht Qeveria”, tha ai për mediat para nisjes së seancës.

Limaj tha që dy javë nuk ka pasur përpjekje për formimin e Qeverisë, por duke përdorur një shprehje popullore tha se është tentuar “t’i lihet kilja njëri-tjetrit”.