Sport

“Ky është trajneri ideal për Juventusin”, Moggi këshillon drejtuesit bardhezi!

Massimiliano Allegri duket në ditët e fundit të epokës së tij të dytë në krye të Juventus. Mungesa e vazhdimësisë, por edhe një vizioni të qartë loje bëjnë që drejtuesit të mendojnë për t’u ndarë nga livornezi në fundin e këtij sezoni.

Emri më shumë i kuotuar për të zëvendësuar Allegrin është ai i Thiago Mottas, ndjekur nga një ish si Antonio Conte. Megjithatë, për një nga ish-drejtuesit më legjendarë të Juventus, Luciano Moggi, Gian Piero Gasperini i Atalantës është ideali për të marrë në dorëzim torinezët. Moggi u shpreh:

Gasperini është nga ata trajnerë që u jep shumë vlerë futbollistëve, ia del ta bëjë këtë jo vetëm me të rinjtë dhe kështu mban gjithmonë skuadrën në pjesën e sipërme të klasifikimit. Nuk kërkon blerje të bujshme në merkato si dhe është gjithnjë dakord për të shitur lojtarë qofshin këta edhe të rëndësishëm.

Nëse Juventus nuk firmos me Mottan, atëherë besoj se Gasperini do të ishte ideal për programin e bardhezinjve pasi ata kërkojnë të përmirësojnë aspektin financiar duke vlerësuar të rinjtë dhe njëkohësisht duke qenë konkurues.

Ish-sulmuesi Fabrizio Ravanelli ka dhënë dy ide të mundshme nëse Juventusi vendos të zëvendësojë trajnerin Massimiliano Allegrin në verë. Bianconerët kanë filluar të bien në garën për titull në javët e fundit dhe shumë në Torino tani kanë filluar të shohin përpara në sezonin e ardhshëm, të vetëdijshëm se projekti i ri i qëndrueshëm do të bëjë një hap kyç përpara me rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve dhe kualifikimin e mundshëm në Kupën e Botës për Klube. Allegri ka ndarë opinione te Juventusi, me disa që besojnë se ai meriton një shans për të vazhduar në rol pas punës së tij mbresëlënëse pavarësisht rrethanave të vështira, ndërsa të tjerët shpresojnë për një ndryshim dhe fillim të ri në këtë epokë të re.

Duke folur për gazetën Tuttosport, Ravanelli ofroi dy alternativa të mundshme ndaj Allegrit nëse Juventus bën një ndryshim në shtabin teknik.

Nëse doni të vazhdoni me një siguri, unë them Conte. Kam luajtur me Antonion, ai është fitues i lindur dhe e njeh shumë mirë edhe ambientin. Përndryshe, nëse klubi synon të fokusohet te një trajner i ri dhe në zhvillim, i cili vjen nga provinca, siç ndodhi në atë kohë me Lippin, unë do të punësoja Thiago Mottan, i cili është dëshmuar se është një trajner i madh. Unë e konsideroj italo-brazilianin gati për të udhëhequr një klub të mirë.