Mesa duket sipërmarrësja e famshme Kylie Jenner nuk mund të qëndrojë e qetë as në fundjavën e ditëlindjes së saj.
Teksa ka postuar një foto ku shfaqet me biki në jahtin ku po feston ditëlindjen, qindra fansa nuk kanë mundur të mos komentojnë edhe për të pasmet e saj.
Shumë përdorues të rrjetit social Instagram që ndjekin yllin e “Keeping up with the Kardashians” shtrojnë pyetjen nëse ajo ka bërë sërish të pasmet e saj pasi ato duken më të mëdha se zakonisht.
Ata e kanë akuzuar 22-vjeçaren se ka injektuar impiante tek të pasmet e saj për tu dukur si Kim Kardashian. Ajo çfarë ndjekësit e saj vunë re është se Kylie nuk i ka pasur kurrë të pasmet kaq të mëdha sa në këtë foto.