Sipërmarrësja më e famshme e momentit, Kylie Jenner ka ngritur shumë dyshime për një fejesë të mundshme që po e mban të fshehtë.
Të paktën kështu mendojnë fansat e saj të cilët kanë vënë re një unazë gjigante prej diamanti në një video që ajo ka postuar në Insta Story.
21-vjeçarja ka bërë një video ku i tregonte ndjekësve të saj se ishte prekur nga një virus por mesa duket e gjithë vëmendja shkoi tek unaza gjigante prej diamanti që ajo mbante në gisht.
Teksa të gjithë kanë pyetur për këtë unazë dhe kanë ngritur pyetjen nëse ajo është fejuar me reperin Travis Scott, Kylie nga ana tjetër i ka injoruar krejtësisht duke mos i’u përgjigjur këtyre spekulimeve.