Ajo ka lindur në syrin e publikut e megjithëse sot është një ndër milioneret më të mëdha në botë, jeta për të nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë.
Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Kylie Jenner ka zbuluar për herë të parë betejën e saj me ankthin që ka nisur që kur ishte e vogël.
“Jam krenare për veten time, për zemrën dhe fuqinë, pasi të rritesh në syrin e publikut nuk është aspak normale. Kam humbur miq po ashtu kam humbur edhe veten time. Kam luftuar me ankthin gjithë jetën dhe duhet ta rigjeja veten nga e para” ,-shkroi ajo ndër të tjera në postimin e saj.