Kylie Jenner ka surprizuar publikun me një lëvizje të papritur në karrierën e saj – debutimin muzikor. 28-vjeçarja ka sjellë vokalin e saj në këngën “Fourth Strike” të grupit Terror Jr, ku shfaqet në një version rap, duke dëshmuar një anë krejt të re artistike.
Në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh në kanalin e saj në YouTube, Jenner pranoi se muzika ka qenë gjithmonë një ëndërr e hershme.
Kjo është ëndrra ime që kur kam lindur. Gjithmonë kam dashur të bëhem një yll pop-i
-tha ajo me sinqeritet.
Por kurrë nuk kam pasur vetëbesimin. Tani që po i afrohem të 30-ave, nuk dua të pendohem për gjërat që nuk i kam provuar. Edhe pse s’jam si Adele
-shtoi ajo me humor.
Ylli i “The Kardashians” tregoi se në sesionin e parë të regjistrimit ishte shumë e emocionuar dhe piu tre vodka-soda për t’u qetësuar. Ajo qëndroi në studio për dy seanca nga pesë deri në gjashtë orë secila, duke përpunuar zërin dhe tekstet e këngës.
Në “Fourth Strike”, Kylie performon vargjet:
One strike, two strike, let me get the mood right. Do it on purpose just to see how it ends.
E pyetur nëse planifikon ta vazhdojë këtë rrugë, ajo tha:
Shpresoj. Do ta doja shumë. Pse jo? Le të bëjmë një album.
Kënga “Fourth Strike” është vazhdim i hitit të vitit 2016, “3 Strikes”, ku Jenner u shfaq si “King Kylie” në videoklipin promovues të linjës së saj të lip-gloss-it.
Me këtë rikthim në muzikë, Kylie duket se është gati të zgjerojë perandorinë e saj edhe në një tjetër fushë të artit.