Celebrities

Laerti analizon sjelljen e Eglin në raportin me Gjestin: Flenë bashkë në një krevat, është kurajo nga ana e saj…

Gjatë ‘prime’ të mbrëmshëm, për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club në Top Channel për të dhe lidhjen e tyre më parë. Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.

Ditën e sotme, Gerta dhe Laerti kanë diskutuar lidhur me klipin e parë, teksa ky i fundit u shpreh lidhur me qëndrimin e Eglit:

Po m’pëlqen të rri thotë. Atë që ka bërë, që flenë bashkë është shumë kurajoze për një femër, sidomos në shoqërinë tonë, ne nuk jemi skandinav. Për Eglin po them. Pranon një djalë në shtrat, këto janë ndjenja. Është hap vendimtar.

Sa i përket sjelljes së Gjestit, Laerti tha:

Kjo është hakmarrja ime tha ai, pra çfarë ke bërë ti me këtë vajzë qenka hakmarrja jote. Ai e tha qartë, kjo është hakmarrje siç ke bërë ti që s’ke patur mëshirë për mua, edhe unë në të njejtën mënyrë. I papjekur emocionalisht, kalama, ç’lidhje ka ai të dijë çfarë është marrëdhënia.