Sport

LAJMI I FUNDIT/ Silvinjo zgjidh dilemat në mbrojtje dhe sulm, publikohen formacionet zyrtare të Angli-Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në transfertën e Anglisë. Ndeshja ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe nis në orën 20:45.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të tentojnë të thyejnë një tabu, pasi kuqezinjtë numërojnë vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.

Formacionet zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese janë publikuar. Silvinjo dhe Tuhel kanë shuar dilemat, për takimin që do të luhet me stadiumin “Wembley” të mbushur plot.

Trajneri Silvinjo i ka besuar ashtu siç pritej Ajetit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar Ismajlin e Kumbullën, të cilët janë të gatshëm në stol, me Alijin e Balliun nga krahët.

LEXO EDHE: Një speciale e “Pasó”/ TAR sjell mbulimin live të ndeshjes Angli-Shqipëri!

Ndërkohë në sulm rreshtohet nga minuta e parë në qendër Uzuni, i cili ka fituar balotazhin me Manajn.

Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në DigitAlb.