Rrjeti 3G prej dy dekadash zyrtarisht pushoi së ekzistuari më 22 shkurt. AT&T përgatiti të gjithë përdoruesit që ishin ende në rrjetin 3G dhe njoftoi se rrjeti 3G po mbyllej. AT&T ishte e para që mbylli 3G-në dhe tani është ndjekur nga operatorë të tjerë celularë në SHBA, kështu që rrjeti ka përfunduar zyrtarisht.
Të gjithë e mbajmë mend 20 vjet më parë kur 3G u shfaq fillimisht në Japoni dhe më pas në mbarë botën dhe na premtoi një shpejtësi shkarkimi prej 7.2 Mbps, megjithëse në fund morëm 3 Mbps. iPhone nxori në treg iPhone 3G në vitin 2008 dhe deri në vitin 2009 ishte epoka e artë e rrjetit 3G.
Ndoshta iPhone nuk do të ishte bërë ky që është sot, nëse nuk do të ishte rrjeti 3G. E ka kthyer në celularin më dominues në botë. Tani i themi lamtumirë 3G dhe faleminderit për gjithçka.
Kur faqet e internetit nuk hapen ose videot vazhdimisht ngecin në “buffer”, një nga gjërat e para që duhet provuar është restartimi i routerit dhe modemit, pasi kjo mund të zgjidhë shumë probleme me Wi-Fi ose lidhjen me internetin. Restartimi funksionon si një rinisje e thjeshtë e pajisjes: softueri i routerit dhe modemit fiket dhe ndizet sërish nga e para.
Kur restartoni modemin, ai rilidhet meofruesin tuaj të internetit (ISP). Disa routerë, sidomos ata më të vjetrit, mund të ngadalësohen me kalimin e kohës, dhe një restart i shpejtë shpesh e rregullon këtë. Nuk është e nevojshme të bëni “reset” (rikthim në gjendje fabrike), sepse kjo është diçka tjetër: reseti fshin të gjitha cilësimet dhe e kthen pajisjen në gjendjen fillestare. Ai përdoret vetëm si zgjidhje e fundit kur asgjë tjetër nuk funksionon. Në përgjithësi, nuk ka një rregull të saktë sa shpesh duhet restartuar routeri, por ekspertët rekomandojnë që të paktën një herë në muaj të bëhet një restart për të pastruar memorien dhe për të përmirësuar stabilitetin e lidhjes.