Aktualitet Politikë Rajoni

Lapaj, Soko dhe Shabani takim me zëvendëskryeministrin e RMV

Përfaqësuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, Endrit Shabani dhe Panajot Soko, u pritën sot në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga zëvendëskryeministri i parë dhe përfaqësuesi i shqiptarëve në qeveri, Izet Mexhiti.

LEXO EDHE: Agron Shehaj përsërit akuzat për Adriatik Lapajn!

Ky takim pati në fokus çështje të rëndësishme që lidhen me shqiptarët në rajon, gjithashtu u diskutua forcimi i bashkëpunimit mes aktorëve politikë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Nisma “Shqipëria Bëhet” e ka vendosur çështjen e shqiptarëve në trevat jashtë kufijve në qendër të programit të saj, duke premtuar angazhim më të madh se kurrë në 34 vitet e fundit.

LEXO EDHE: Emra nga lista e Lapajt, Qorrit dhe Shehajt, KQZ çon për verifikim të thelluar në Prokurori 16 kandidatë


Ndërkaq, kreu Adriatik Lapaj u zotua se nëse një ditë koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” drejton qeverinë, do të rrisë ndërveprimin ekonomik dhe kulturor, si dhe do të investojë drejtpërdrejt për mbështetjen e shqiptarëve në këto zona.