Music

Ledri Vula lançon projektin e ri muzikor dhe i vë flakën rrjetit!

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula paralajmëroi para pak ditësh se ishte gati të sillte projektin e tij më të ri muzikor. Pritja ka marrë fund dhe Ledri e ka lançuar këngën e re “Sot sot sot” në Youtube, duke i vënë flakën rrjetit.

https://www.instagram.com/p/CJO1OGmBMJa/

 

Ky projekt po thyen rekorde klikimesh menjëherë pas publikimit. Kjo është kënga e parë që Ledri publikon që nga momenti që është bërë baba i një vajze, që është pagëzuar me emrin Poem Blu.

https://www.instagram.com/p/CJJnZA_hZHj/

E vogla erdhi në jetë rreth 1 javë më parë dhe reperi nuk ngurroi aspak që të publikonte një foto të portretit të saj. Ndonëse Poema është ende shumë e vogël, fansat e kanë gjetur që tani se me kë ngjan më shumë.

https://www.instagram.com/p/CI3VEX1BvZY/