Gossip Showbiz

Sara Hoxha reagon për herë të parë mbi thashethemet për Ledrin dhe Xhensilën: “Marrëdhënia jonë është…”

Pas javësh të tëra spekulimesh në media dhe rrjete sociale, Sara Hoxha ka vendosur të japë reagimin e saj të parë mbi zërat që lidhnin ish-partnerin e saj, Ledri Vulën, me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar si gjithë publiku, duke sqaruar se nuk ka asnjë dijeni të drejtpërdrejtë për situatën.

Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare, por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur

-tha ajo.

Sara theksoi se, pavarësisht ndarjes, raporti i saj me Ledrin mbetet i shëndetshëm, duke u fokusuar tek vajza e tyre.

Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka

– përfundoi ajo.

Ky reagim i qetë dhe pa polemika i Sarës vjen si një mesazh qartësues për publikun, duke treguar se prioriteti i saj është vajza dhe respekti reciprok me ish-partnerin.