Ai është një ndër reperat më të dashur të industrisë muzikore i cili është gjithnjë pranë fansave falë projekteve të tij muzikore.
Së fundmi, Ledri Vula ka dhënë një intervistë për NIN ku ka rrëfyer për herë të parë mbi dëshirën për tu bërë baba.
Ai u shpreh se është i gatshëm të krijojë familje edhe pse prindërit e tij nuk i ushtrojnë presion për tu martuar.
“Si mund të mos jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë. Unë luaj dhe argëtohem me ta sikur të ishin fëmijët e mi” ,- u shpreh ndër të tjera reperi.