Aktualitet

Librazhd, makina del nga rruga, plagosen 2 persona

Një aksident me pasojë dy të plagosur u regjistrua pasditen e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas. Mësohet se shoferi i një makine ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.