Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.
Sa i përket Ligës së Kombeve, Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet, ja si e analizon Gëzim Sinemanti…
Edhe sikur ta fusë ai nuk korrigjohen ato që ka bërë më përpara. Ne duam që të kemi një gjë konstante që të vlerësohen futbollisët. Nëse Muçi është për t’u marrë dhe për të luajtur në fushë mos e mbaj në stol. Nëse Baraj do t’i shfrytëzosh përvojën mos hap namin që Baraj është shumë i rëndësishëm tek dhomat. Mos të na bëjnë tani kështu rolesh.