Sport

Arbën Milori: Serbia pa tifozë është si peshku pa ujë…

Sot më 7 qershor, Live nga “Arena Kombëtare”, Top Albania Radio sjell emocionet e zjarrta të mbrëmjes së madhe kuqezi, me një program të dedikuar “Beteja Totale”! Luhet Shqipëri – Serbi, përballja që shkon përtej fushës, një sfidë asnjëherë e zakonshme!

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.

Në studio me Ervin Nikollën është edhe Ardian Cani dhe Arbën Milori. Kur po diskutonin në lidhje me tifozët dhe ndeshjen që Shqipëria do të përballet sërish me Serbinë, Arbën Milori u shpreh se Serbia pa tifozë është si peshku pa ujë.

Ervin Nikolla: Siç e dimë ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet pa tifozë, dhe Serbia pa tifozë…

Arbën Milori: Është si peshku pa ujë. 

Ardian Cani: Është një gjë pozitive për ne fakti që Serbia do të luajë atje pa tifozë.