Celebrities Sport

“172 000 km…”/Rekordi i Luiza Gegës në 24 vite karrierë! Atletja: Kap një mesatare rreth…

E ftuar sot në episodin e fundit të këtij sezoni në emisionin sportiv “Pasó” me Glenti Nallbanin, Edi Manushin, Gëzim Sinematin dhe Lorenc Jemimin ka qenë atletja Luiza Gega, e cila ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me arritjet e saj dhe se çfarë pritet të ndodhë në sezonin e ri nëse do të garojë apo është fokusuar në një linjë tjetër siç është ajo e trajnimit të të rinjve.

Çfarë po ndodh tani me Luizën dhe trajnimin e të rinjve?

Në fakt kjo është një akademi e krijuar në vitin 2016 nga trajneri im me idenë dhe shpresën për të përthirur ndonjë talent nga ato fëmijë që vinin më tepër jo për t’u stërvitur si atletë por për të kaluar kohën e tyre dhe për një jetë të shëndetshme.  Duke qenë se ne nuk fokusoheshim dot për shkak të angazhimeve, garave, stërvitjes kryesisht gjithë vitin nëpër male nuk është se kishte shumë fëmijë që vinin dhe merreshin me aktivitet fizik. 

Unë nuk e mendoja që do të kishte kaq shumë interes dhe kaq shumë dëshirë për të qëndruar më pas. Në fillim vijnë për ta provuar. 

Ajo shtoi gjithashtu se:

Këtë vit pas Lojërave Olmpike unë e pata shprehur që dua të bëj pak pushim sepse shumë vite, lodhje dhe përkushtim. Ndihesha e lodhur më shumë psikologjikisht po themi më shumë se sa nga pjesa fizike. 24 vite karrierë. 

Kur Edi Manushi e pyeti nëse i kishte llogaritur ndonjëherë se sa kilometra mund të ketë përshkruar në këto 24 vite, Luiza u përgjigj duke thënë se:

Vitet e para nuk është se kanë qenë 150 km, por kap një mesatare në 100 km në javë për 24 vite. 

Djemtë bënë një llogari në studio dhe dolën në përfundimin:

172, 000 km.