Lionel Messi ka zbuluar se idhulli i tij i vërtetë në botën e futbollit nuk është Diego Maradona, por një tjetër legjendë argjentinase, Pablo Aimar.
Messi, i njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme me Barcelonën dhe kombëtaren argjentinase, ka arritur të fitojë katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe Kupën e Botës në 2022, por në vitet e tij të hershme ai ishte një djalë i vogël nga Rosario, i cili ëndërronte të bëhej një futbollist profesionist.
Duke hedhur poshtë idhullin e tij tradicional, Maradona, Messi ka treguar se Aimar ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Futbollisti ka shprehur për Aimar se:
Përveç Maradonës, i cili gjithmonë vjen i pari për argjentinasit, Pablo Aimar ishte lojtari që admiroja më shumë. E doja shumë
Aimar, i njohur për periudhën e tij të suksesshme në La Liga me Valencia, pati një karrierë të shquar, duke fituar dy tituj të La Ligës dhe Kupën UEFA.
Ai gjithashtu luajti për River Plate, Real Zaragoza dhe Benfica, para se të pensionohej në vitin 2015.
Messi ka theksuar se ka pasur nderin të luante krah për krah me Aimarin gjatë periudhës së tij në Kombëtaren Argjentinase, ku ata morën pjesë në Kupën e Botës 2006 në Gjermani.
Pas pensionimit të Aimarit, Messi e ka cilësuar atë si “një lojtar të madh” dhe “një nga idhujt e tij”, duke e falenderuar për magjinë që ai solli në fushë.