Për Partinë Demokratike, lirimi i ish-deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze. Përmes një deklarate për mediat, selia blu thotë se kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës, të kryekomisarit, Arben Frroku. Për PD, në të tilla kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli.