Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, artisti i njohur G-Bani, po ashtu dhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke komentuar edhe situatat e fundit të ndodhura mes banorëve…
Cila ishte gjëja me e mirë që të ka ndodhur në shtëpi?
Gjëja më e mirë që mora, ishte fakti që shumë njerëz njohën një Arban pa filtra, kush jam unë, e gjitha kjo më ndihmon që njerëzit të më pranojnë me të mirat e të këqijat te mia në përditshmëri.
Kush janë banorët që ti i ke pasur më shumë afër?
Livia dhe Lori janë dy banoret që i përqafoja dhe ndihesha mirë. Ndaj meje kanë qenë të çiltra, të sinqerta. Unë kam një veti që e gjej sinqeritetin edhe aty ku nuk ekziston, por tek ato nuk kishte nevojë se ishte aty.
Si e komenton situatën tënde me Valbonën?
Ndodhën shumë dinamika, është shumë e pabesueshme. E kam shumë xhan Valbonën, mendoj se kemi qenë dy personat më dinamikë aty brenda. Më vjen keq që doli, i ka dhënë shumë shtëpisë. Çfarë ka bërë Aldo, çfarë ka bërë Laerti, Danja? Valbona ka bërë lojë dinamike, ka ngritur zërin për veten e vet dhe për të tjerë. Kemi qenë të ngjashëm që e ngrinim zerin të dy. Simpati kam pasur, jo pëlqim, ishte si tip hakmarrje për pjesën e dushit. Iu futa pykë në lidhjen me Laertin.
Nëse do të kishe një kuti Pandore, çfarë vendimi do të merrje?
Unë dhe Danja në nominim kokë më kokë që të ikte ajo e të qetësohesha. Vetëm kur jam futur tek shpella jam qetësuar. Nuk haja dot, rashë nga pesha.