Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Livia: “Ëndrra e babit është të bëhet gjysh”!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Shkodra ka qenë Livia Brunga. Ish banorja e “BBV” gjatë kohës që ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë. Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babain e saj ishte kur ishte vetëm 2-vjeçe dhe hera e dytë kur ishte 7-vjeçe.

Së fundmi, pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vitesh. Në lidhje me këtë sot ajo ka treguar emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit të shumëpritur.