Celebrities Gossip Showbiz

Ish-banorja e “BBV”, Livia Brunga takohet me babain e saj pas 22 vitesh!

Ish banorja e “BBV” Livia Brunga gjatë kohës që ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë. Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babain e saj ishte kur ishte vetëm 2-vjeçe dhe hera e dytë kur ishte 7-vjeçe.

Së fundmi, pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vitesh. “22 vite më vonë”, ka shkruajtur Livia tek fotoja ku shfaqet me babain e saj. Ndërkaq, pas përfundimit të rrugëtimit të saj në BBVIP, Livia është rikthyer në programin ku mori fillimisht famën, “Për’puthen”. Gjatë pjesëmarrjes në BBVIP, Livia u përfol shumë për marrëdhënien e saj me Mevlan Shabën, duke bërë deklarata që ngjallën diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë. E ftuar në një episod të fundit të “Për’puthen”, moderatorja Megi Pojani e pyeti drejt për drejt nëse gjithçka mes saj dhe Mevlanit kishte përfunduar. Pa hezituar, Livia u përgjigj:

Po, tash momentalisht mund të them që ka marrë fund.