Celebrities Magazine

Lojë me Rozanën dhe Gertën, Ols Abazi sqaron të vërtetën e videos së Prime!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku ka qenë Ols Abazi. Producenti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua të shtunën e kaluar duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Në këtë intervistë, ai bëri një analizë më të hollësishme rreth dinamikave brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.