Kthimi i Armando Brojës në fushën e lojës do të jetë një telash më shumë për Anglinë para përballjes që “tre luanët” kanë me Shqipërinë të premten, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Për këtë është i bindur mbrojtësi irlandez i Evertonit, Xhejk O’Brajen.
Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Uest Hemit me shifrat 1-1, futbollisti i cili shënoi golin që barazoi rezultatin në fund, foli për impaktin që kishte pasur aktivizimi i Brojës në fund dhe paralajmëroi anglezët të ishin të kujdesshëm me të.
LEXO EDHE: “Botërori 2026”, publikohet lista e Kombëtares për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën!
“Mendoj se e patë çfarë futbollisti është Broja. I fortë, i shpejtë dhe me këmbë të mira gjithashtu. SI një mbrojtës, ai nuk është dikush që ti dëshiron të kesh përballë. Ai krijon raste dhe mund të jetë një bezdi. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe ka ende shumë për të treguar.
Ishte falë tij dhe Çermitit që morëm një rezultat në fund pasi ata ishin të shkëlqyer kur hynë në fushë. Ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për Shqipërinë”, tha mbrojtësi i Evertonit.
Ndërkohë Kol Palmer nuk do të jetë në dispozicion të Anglisë, për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Sulmuesi Çelsit është dëmtuar dhe kështu Anglia humbet sulmuesin më në formë, që luan në Premier Ligë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Çelsit ku Palmer po spikat për të dytin sezon radhazi.
“Kol Palmer nuk do të luajë për Anglinë, ai është i dëmtuar. I nevojiten teste mjekësore. Janë të planifikuara për të hënën.
Shpresojmë të rikthehet pas pushimit për shkak të kombëtare, por duhet të shohim. Është një problem muskulor”, u shpreh Enzo Mareska.