Londra është listuar në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët. Kompania “Quacquarelli Symonds” e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë ka renditur më parë Montrealin dhe Parisin në vendin e parë. Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës. Parisi, që për vite të tëra ka kryesuar në listë, këtë vit gjendet i pesti.