Politikë

LSI kërkon anulimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi anulimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale. Qëndrimi vjen pas denoncimeve që bëri Partia Demokratike, ku sipas saj është ndryshuar nga ministri Xhafaj për të mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafaj. Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili theksoi se kjo forcë politike është e gatshme të japë votat në Kuvend që Kodi Penal të ndryshojë që të mos ketë më alibi për ekstradimin e trafikantëve dhe kriminelëve.