Luan Rama bën përgjegjës Kryeministrin për moskrijimin e Komitetit Kombëtar të Ko’ordinimit të Luftës kundër Drogës. Nënkryetari i LSI-së tha sot se “Deri më 28 Qershor, kur jepet vendimi i Këshillit Evropian lidhur me negociatat për Shqipërinë, mbetet sfidë për të parë kush është i interesuar për anëtarësimin në BE”.