Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina planifikon të dërgojë ekspertë të dronëve për të ndihmuar civilët dhe ushtarët amerikanë në vendet e Lindjes së Mesme.
“Kemi marrë disa mesazhe në lidhje me mënyrën e ndihmës ndaj civilëve në Lindjen e Mesme dhe si të ndihmojmë ushtarët amerikanë të vendosur në vende të caktuara”, shkroi Zelensky në X, pa dhënë detaje mbi natyrën e mesazheve.
“Ne iu përgjigjëm: do të dërgojmë ekspertë dhe do të ofrojmë gjithçka që nevojitet për t’i mbrojtur ata”, shtoi ai.
Gjatë gjithë javës, presidenti ka thënë se partnerët amerikanë kanë kontaktuar Ukrainën për këshilla se si të merren me armët iraniane.
Në një postim tjetër, Zelenskyy shkroi se shpresonte që “lufta të mos jetë e gjatë”, duke shtuar se një konflikt i zgjatur “patjetër do të kishte ndikim në situatën në Ukrainë”.