Bota

Lufta në Ukrainë, viktima nga sulmet ruse në Kiev!

Dronët rusë sulmuan Kievin në orët e para të ditës duke vrarë dy persona dhe nxitur nisjen e zjarreve, siç raportuan zyrtarët, ndërsa sirenat u aktivizuan në më shumë se gjysmën e shtetit për të paralajmëruar qytetarët për goditjen. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se Rusia ka hedhur 400 dronë e 18 raketa.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se dy banesa u përfshinë nga flakët në rajonin qendror dhe se ekipet e emergjencës janë angazhuar në pjesë të ndryshme të qytetit. Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, deklaroi se gjashtë prej 10 rajoneve të Kievit u goditën. Zjarri u përhap në disa ndërtesa, qendra magazinimi dhe makina, për shkak të copëzave të dronëve të rënë.

Ushtria ukrainase deklaroi se dy vetë u vranë e të paktën 12 të tjerë mbetën të plagosur. Një ditë më parë, sulmet ajrore ruse lanë të vrarë tre persona dhe plagosën një tjetër në qytezën në afërsi të linjës së frontit, Kostjantnivka në lindje të Ukrainës, referuar ekipeve të emergjencës.

Për këto sulme raportohet pasi Rusia hodhi 728 dronë, 13 raketa hipersonike Kinzhal e ato balistike Iskander në Ukrainë në orët e vona të 8 korrikut.

Ishte sulmi më i madh ajror brenda një dite, shkroi Zelensky në platformën X. Pothuajse gjysma e dronëve kanë qenë të prodhuar nga Iranie.

Sulmet kanë rikthyer thirrjet e Zelensky-t për sanksione të ashpra kundër naftës ruse dhe masa që mund ta ulin Moskën në tryezën e negociatave të paqes.

Dje, Zelensky takoi të dërguarin amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg në Romë, si dhe shprehu mbështetjen e plotë të Ukrainës për iniciativën e presidentit amerikan, Donald Trump për paqe. Një prej temave të diskutuara në takimin mes dy palëve ishte forcimi i mbrojtjes ajrore ukrainase, pas sulmeve masive të ditëve të fundit.

Zelensky përmendi edhe “rëndësinë e sinjaleve të Uashigtonit për rinisje të ndihmës ushtarake për Ukrainën”. Pentagoni bëri të ditur se do të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë, me arsyetimin se rezervat amerikane po zvogëlohen. Por, Trump tha se më shumë armë duhen dërguar në shtetin ukrainas, që të mund të mbrojë veten.

Ata duhet të gjejnë në gjendje ta mbrojnë veten. Ata po goditen shumë ashpër tani.