Bota

“Lufta” tregtare SHBA-Evropë, Putin: Nuk më dëgjuat!

Presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte paralajmëruar vendet evropiane për rrezikun e imponimit të rregullave nga SHBA dhe tani ata po paguanin çmimin e injorimit të tij. Gjatë shfaqjes së përvitshme televizive ku Putin flet drejtpërdrejt me rusët, lideri i Kremlinit i krahasoi tarifat amerikane për aluminin dhe çelikun me sanksione ekonomike. Putin gjithashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë shqetësuar ekuilibrin strategjik bërthamor në botë.