Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli përfundon në spital! Ja çfarë i ka ndodhur!

Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Epo dhe rasti i fundit është bërë viral, teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.

Vetëm pak më parë Luizi ka postuar në Instastory një video, ku ka treguar se ndodhet në spital duke marrë serum. Duke shpjeguar se arsyeja pse nuk është shumë aktiv në Instagram është për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e cila ditëve të fundit nuk ka qenë e mirë ka falenderuar edhe mjekët, të cilët janë kujdesur për të.

Meqënëse kam bërë mungesa në Instagram, se nuk jam mirë. Ju përshëndes me këto dy engjëjt, që nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekondë. ( duke iu referuar mjekëve që po kujdeseshin për të)

Nga ana tjetër si Luizi, ashtu edhe Kiara dihet që janë përkushtuar në projektet e tyre televizive dhe jo vetëm dhe me siguri që pjesën më të madhe të kohës momentalisht ia kushtojnë karrierës. Ama së fundmi Luizi ka publikuar një foto dhe shkrimi në të duket se pohon faktin që Kiara është shtatzanë dhe për më tepër se janë në pritje të një vajze. Në Instastory Luizi ka postuar një foto ku shfaqet me punonjës sigurie.