Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito shtatzënë?! Ja çfarë nxiti dyshimin e fansave…

Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Epo dhe rasti i fundit është bërë viral, teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme.

Nga ana tjetër si Luizi, ashtu edhe Kiara dihet që janë përkushtuar në projektet e tyre televizive dhe jo vetëm dhe me siguri që pjesën më të madhe të kohës momentalisht ia kushtojnë karrierës. Epo lidhur me dyshimet e fundit çifti nuk ka reaguar dhe ende fansat janë në dyshime.

Kujtojmë se dyshja janë njohur në Big Brother Vip Albania, ku kaluan shumë ulje-ngritje derisa u martuan në finalen e madhe. Luizi ka bërë këngën “Me ty” për Kiarën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të njohur në Shqipëri.

Ata kanë kaluar shumë vështirësi duke qenë se një romancë në “BBV” ndikohet edhe nga dinamikat e shtëpisë, por dashuria e tyre triumfoi. Epo tani mbetet për t’u parë nëse Kiara është në pritje të ëmbël!