Bota

Macron: Qendrat e migrantëve në Afrikë nuk do të funksionojnë!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se planet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar qendra për pritjen e migrantëve në Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë. Duke folur gjatë një vizite në Nigeri, Macron tha se shumë vende afrikane janë të shqetësuara se qendrat e tilla do të veprojnë si një faktor tërheqës për emigrantët.Deri më tani, asnjë vend afrikan nuk ka rënë dakord për ngritjen e këtyre qendrave.