Këtë të martë rikthehen emocionet e forta të Champions League, ku gjigandë të futbollit europian do të zbresin në fushë.
Pasi është përmbyllur gjysma e fazës së re të ligës, tanimë çdo hap fals mund t’i kushtojë shumë skuadrave në rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Supersfida e mbrëmjes është ajo në “Alianz Arena” mes Bayernit të Mynihut dhe PSG. Dy skuadra që gjithmonë vijnë me ambicie maksimale ndonëse ky sezon në Ligën e Kampionëve nuk ka qenë më i miri për ta. Asnjë rezultat tjetër përveçse fitore, Pancerat gjermanë dhe gjelat francezë do të luajnë vetëm për 3 pikë.
Besimi rritet çdo javë, kur shoh lojtarët e mi duke u stërvitur. Është e qartë se ne dhe Bayerni jemi dy skuadra shumë të ngjashme; duam të kemi kontrollin e topit, ushtrojmë presion shumë të lartë, dhe statistikat tona janë të ngjashme. Sot duhet të bëjmë maksimumin dhe njëra skuadër do të duhet të vuajë: ose ata, ose ne, tha Luis Enrique.
PSG, më pak i fortë se vitet e kaluara? Absolutisht jo. Përballemi me një nga klubet më të mëdha në Evropë. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të klasit botëror. Është një ekip shumë i talentuar. Shumë lojtarë do të arrijnë nivelin e Messit, Neymar, Ibrahimoviç në vitet në vijim. Kur ata kanë topin, rreziku është mjaft i madh, janë vërtet shumë të mirë dhe nuk pres një ndeshje të mërzitshme, u shpreh Vincent Company.