Sport

Champions/ Egnatia me shumë fat, mëson rivalët e turit të tretë!

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti për raundin e tretë të Ligës së Kampioneve. Në turin e dytë, Egnatia do të përballet me Celje dhe në rast se e kalon si kundërshtar, atëherë do të ketë një kundërshtar edhe më të lehtë në Champions.

Bëhet fjalë për fituesin e çiftit Ararat Armenia-Shamrok Rovers. Kampionët e Armenisë dhe Irlandës janë rivalë mjaft të lehtë, në krahasim me çfarë mund të rezervonte shorti. Ekipi i Nevil Dedes mund të shkruajë historinë dhe rruga është shtruar.

Egnatia po ashtu do të kishte favor, që të luante takimin e kthimit në shtëpi për turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Ndeshja e parë do të luhet më 4 ose 5 gusht. Ndeshja e kthimit do të luhet më 11 gusht.

LEXO EDHE: Si Mario Götze në 2014, Ferran Torres shkruan historinë në finalen e Botërorit/ Fati i Kupës së Botës vendoset për të dytën herë nga një… zëvendësues

SHORTI PËRFUNDIMTAR

Fituesi i Ararat Armenia-Shamrok Rovers vs Fituesi i Egnatia-Çelje

LEXO EDHE: Spanja dy herë kampione Bote, Luis de la Fuente nuk i kursen elozhet për të tijët: Ndihem shumë krenar, kemi fituar gjithçka