Sport

Short me fat për Egnatian, ja me kë do ndeshen kampionët e Shqipërisë në turin e parë kualifikues të Champions-it

Egnatia do të përballet me skuadrën moldave Petrocub Hîncești në turin e parë të UEFA Champions League.

Kampionët e Shqipërisë kanë pasur short më të favorshëm, duke shmangur kundërshtarë si Kairat, Craiova, Drita, Borac apo Vikingur.

Ndeshja e parë do të luhet më 7 ose 8 korrik në transfertë në Moldavi, ndërsa takimi i kthimit është planifikuar më 14 ose 15 korrik në Rrogozhinë.

Ndërkohë, Drita do të ketë një sfidë më të vështirë, pasi do të përballet me Kauno Žalgiris nga Lituania.