Reperi i famshëm Majk ditën e kaluar është përfshirë në një aksident të lehtë automobilistik.
Lajmi i cili ka trembur fansat e reperit fillimisht është njoftuar nga “Lajmi.net” e më pas është konfirmuar nga vetë Majk.
Në këtë aksident të ndodhur në Prishtinë janë përfshirë dy vetura por dëmet kanë qenë të vogla ndërkohë që reperi shumë i dashur për publikun ka thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.