Reperi i njohur Majk ka ndarë një moment të veçantë nga jeta e tij, duke treguar se lindja e djalit të tij, Roanit, ka qenë një pikë kthese e madhe në jetën e tij.
Në një intervistë të fundit, ai ka shpjeguar ndikimin e thellë që ka pasur ardhja në jetë e vogëlushit, duke e cilësuar si një ngjarje që ka prekur çdo aspekt të jetës së tij.
Majk ka theksuar lidhjen e fortë që ka krijuar me Roanin, duke përshkruar emocionet që ka përjetuar që nga dita e lindjes së tij. Ai gjithashtu ka sugjeruar mundësinë që në të ardhmen, Roani të ndjekë rrugën e babait të tij në muzikë, duke shprehur gatishmërinë për ta mbështetur në çdo hap të tij.
Në lidhje me marrëdhënien e tij me djalin, Majk ka thënë:
Kemi një raport shumë të ngushtë, shumë të mirë, si babë e djalë.
Për mundësinë që Roani të interesojë për muzikën, ai ka shtuar:
Ndonjëherë ai bën disa llastime të vogla, merr rrobat e mia nga gardëroba dhe më surprizon me to, gjithashtu më pëlqen ta shoh me syzet e mia. Këto janë momente shumë të bukura që më bëjnë ta dua edhe më shumë.
Reperi gjithashtu ka theksuar se ardhja e Roanit e ka bërë atë më të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm në çdo aspekt të jetës, duke përfshirë jo vetëm muzikën, por edhe çdo paraqitje dhe krijim artistik.