Librat shqip do të mbërrijnë deri në Australi, ku sipas statistikave jetojnë rreth 14.000 shqiptarë. Kjo çështje ishte në fokus të takimeve që zhvilloi Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko me zyrtarë të lartë ne Ministrinë e Jashtme australiane dhe Departamentin e Arsimit dhe Trajnimeve në Kanberra. Majko i shprehu mirënjohjen autoriteteve vendase për standardet e larta në trajtimin e emigrantëve.