Aktualitet

Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Prrenjas-Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike!

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:05 në aksin nacional Prrenjas -Librazhd, në  Qukës, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”.

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale.

LEXO EDHE: Zjarr i madh përfshin zonën pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, si paraqitet situata!

Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje. Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se në ndihmë të policisë është thirrur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Përrenjas, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve dhe në largimin e mjeteve nga rruga.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.