Drejtësia në Maqedoni dënon me 82 vjet burg, 7 të akuzuarit për sulmin ndaj politikanit shqiptar Zijadin Sela në seancën e Parlamentit, të 27 Prillit të 2017-ës. Ata u shpallën fajtorë për tentativë vrasjeje. Vendimi u dha sot nga Gjykata Penale e Shkupit. Lideri i Aleancës për Shqiptarët u dhunua barbarisht në sallë, ndërsa pritej zgjedhja e Talat Xhaferrit në postin e Kryeparlamentarit.