Sport

Zemërohet Maradona, akuzon gjyqtarin për humbjen e Kolumbisë nga Anglia

Diego Armando Maradona reagoi për humbjen e Kolumbisë në ndeshjen ndaj Anglisë ku pas barazimit në kohën e rregullt, dhe në atë shtesë, Anglia u kualifikua me penallti. Zemërimi i Maradonës erdhi mbi të gjitha nga penalltia e kontestueshme që iu akordua anglezëve për të zhbllokuar rezultatin, por edhe ndaj FIFA-s. “Arbitri Geiger, një gjyqtar amerikan, ndoshta mund t’i njohë mirë rregullat e bejzbollit, por jo ato të futbollit. Ai është një hajdut!”, u shpreh Maradona.