Ditmir Bushati flet për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Kryediplomati thotë se “Nuk është një proces i lehtë” dhe se janë në rrugën e duhur, por se ende kërkohen negociata. Bushati veçon çështjet e kufizimit të zonave detare, si dhe bën të ditur se u ra dakort për një marrëveshje të drejtë e të zbatueshme ku palët nuk tentojnë t’ia hedhin njëra-tjetrës.