Moska dhe Pekini do të nënshkruajnë një marrëveshje për të ndërtuar dy impiante të tjera të energjisë bërthamore në Kinë, sipas korporatës ruse, Rosatom. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Dmitri Medvedev pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të Rosatom, Alexey Likhachev. Rosatom dhe Administrata Kombëtare e Energjisë së Kinës pritet të fillojnë ndërtimin e centraleve bërthamore në Tianwan në fillim të vitit 2026.