Bota

Marshim masiv kundër vendosjes së Gardës Kombëtare në Washington

Këtë të shtunë në Washington, D.C., po zhvillohet një marshim masiv kundër pranisë së forcave të Gardës Kombëtare dhe policisë federale, të cilat shumë qytetarë i konsiderojnë si një formë “okupimi ushtarak” të qytetit.

Autoritetet lokale kanë paraqitur një padi federale kundër administratës së Presidentit Trump, duke argumentuar se dërgimi i mbi 1,000 trupave të Gardës Kombëtare pa miratimin e autoriteteve lokale shkel Aktin për Vetëqeverisjen e Distriktit (Home Rule Act) dhe Aktin Posse Comitatus.

Padia kërkon një urdhër gjyqësor për largimin e trupave dhe ndalimin e veprimeve të tilla në të ardhmen.