Marsida Xhaferllari është emëruar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. Xhaferllari është dekretuar sot nga presidenti Ilir Meta. Së bashku me Besnik Muçin, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën, Marsida Xhaferllari bëhet anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese, institucion që nuk funksiononte prej muajsh.