Sport

Masa përpara Botërorit 2026, FIFA ndalon vuvuzelat në stadiume!

FIFA ka shpallur ‘kodin e sjelljes’ për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, teksa tifozët kanë vënë re se vuvuzelat, boritë plastike që u bënë shumë të njohura gjatë Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, janë ndaluar, kjo sipas Forbes.

Tingulli që prodhojnë këto borit plastike krijon një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium, por gjithashtu mund të arrijë nivele zhurme të rrezikshme, gjë që shpjegon arsyen e ndalimit të tyre në Kupën e Botës.

Edhe kompeticione të tjera i kanë ndaluar vuvuzelat, pasi madje edhe lojtarët janë ankuar për zhurmën bezdisëse që ato shkaktojnë. Vuvuzelat u rikthyen në Kupën e Botës 2018, kryesisht të përdorura nga tifozët iranianë dhe sërish shkaktuan reagime të forta negative nga lojtarët dhe tifozët.

LEXO EDHE: Formula 1/ Antonelli brilant në Monaco, siguron ‘pole position’! Verstappen vjen pas, Ferrari ndjek nga vija e dytë!

Shqetësime të tjera lidhur me praninë e vuvuzelave në stadiume përfshijnë mundësinë që ato të përdoren si mjet goditës. Përveç kësaj, një studim i vitit 2010 zbuloi se pikëzat e vogla të lëshuara gjatë fryrjes së një vuvuzele mund të bëjnë që viruse dhe mikrobe të sëmundjeve si gripi dhe ftohja të qëndrojnë në ajër për orë të tëra.

Si rezultat, FIFA i ka ndaluar ato në këtë kompeticion, duke i përfshirë në listën e sendeve të ndaluara së bashku me treguesit lazer, si edhe shishet plastike të ujit, për arsye sigurie. Uji në këtë Kupë Botë që nis nga 11 qershori dhe zgjat deri më 19 korrik mund të blihet vetëm brenda stadiumeve.

LEXO EDHE: Ylli i Gjermanisë humbet Botërorin, i hapet rruga Brajan Grudës? Shqiptari merr sinjalin e qartë!